Momçilo Mitevski nuk është më trajner i Sileksit. Strategu nga Kratova kohëve të fundit kishte probleme me shëndetin, ndërsa gjatë muajit tetor të vitit të kaluar ai iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjike në zemër, njofton “infOSport.mk”.
Pikërisht për shkak të këtyre problemeve shëndetësore, drejtuesit e Sileksit e panë të arsyeshme që të lënë të lirë Mitevskin, ndërsa deri në mbyllje të sezonit aktual skuadrën nga Kratova do ta drejtojë treshja e trajnerëve, Goran Simov, Dragan Ivanovski dhe Novica Dinev.
Ky largim i Mitevskit vjen në një moment jo të përshtatshëm, pasi Sileksi ende ndodhet në atë zonë të ftohtë, ku nuk e ka të sigurtë mbijetesën.
Pas 28 xhirove Sileksi numëron 28 pikë, dhe aktualisht ndodhet në pozitën e 8-të, duke lënë pas vetes Bellasicën me 4 pikë më pak.