Super ndeshje janë duke zhvilluar në këto momente Renova dhe Shkëndija në Tetovë, në ndeshjen e javës së 35-të në elitën e futbollit vendor, njofotn “infOSport.mk”.
“El Clasico” shqiptare, siç quhet ndryshe kjo përballje pas 45 minutave të para dhuroi spektakël, ku u shënuan plotë 4 gola, nga dy në secilën anë.
Fisnik Nuhiu nga pika e bardhë në minutën e 6-të kaloi në epërsi Renovën, për t’iu kundërpërgjigjur këtij goli bomberi kërçovar Besart Ibraimi në minutën e 15-të, kur mjaft mirë ekzekutoi një goditje dënimi nga jashtë zonës së “gjipspunuesve”.
Renova sërish kaloi në epërsi, kësaj rradhe me golin e realizuar nga ana e Remzifaik Selmanit, i cili shënoi një super gol në minutën e 34-të, derisa golin e barazimit për Shkëndijën e realizoi Marjan Radeski, me golin e shënuar në minutën e fundit të pjesës së parë.
2:2 gjatë 45 minutave të para, ku nuk munguan edhe rastet, ndërsa shpresojmë se me një ritëm të këtillë të kalojë edhe pjesa e dytë në stadiumin e qytetit në Tetovë.