Milani duket se do të bëjë një revolucion të thellë në skuadër me të përfunduar sezoni aktual.
Sipas asaj që raportojnë mediat në Itali, skuadra “kuqezi” nga Milano po tenton t’i transferojë disa futbollistë gjatë afatit kalimtar të verës.
Milani e dëshiron me ngulm transferimin e mbrojtësit të Atalantas, Timoti Kastanje, për shërbimet e të cilit skuadra nga Bergamo kërkon plotë 40 milion euro.
23-vjeçari belg ka marrë interesimin e skautëve të Milanit, ndërsa do të ishte futbollisti i dytë brenda pak viteve që “kuqezinjtë” do e transferonin në “San Siro”, pas Andrea Kontit.