Grupi i tifozëve “Komitët”, gjatë ndeshjes së djeshme të skuadrës së tyre të Vardarit me Shkëndijën e Tetovës, kanë përdorur gjuhë të urrejtjes duke fyer futbollistët, publikun shqiptar, por edhe shqiptarët në përgjithësi.
Ndeshja që u zhvillua në stadiumin “Boris Trajkovski” në lagjen Maxhari të Shkupit, ishte ndërprerë në minutën e 9-të nga ana e arbitrit kryesor Dejan Jakimovski, i cili nga ana e kapitenit të vendasve Filip Gaçevski kishte kërkuar që të reagojë dhe të ndalojë këto ofendime në baza nacionale, mirëpo që për fat të keq nuk ndaluan. Ata vazhduan edhe kah fundi i ndeshjes, kur edhe ndodhi një incident, pasi disa nga tifozët e Vardarit goditën futbollistin e Shkëndijës, Mevlan Murati, duke hedhur gjësende të ndryshme në drejtim të tij.
Mevlan Murati i shtrirë në tokë, Komitët e gjuajnë me sende të ndryshme, ndërsa njëkohësisht ofendojnë shqiptarëtDo të ketë punë këtu Komisioni Disciplinor pranë FFM-së
Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 14 април 2019 г.
Gjithë këto fyerje, por edhe momenti i minutës së 88-të kur u godit Murati janë shënuar edhe në raportin e delegatit të ndeshjes Dragan Jordanov, si dhe arbitrëve të këtij takimi, me në krye Jakimovskin.
Nga Komisioni i Garave thonë se sipas informacioneve të deritanishme, Vardari do t’i nënshtrohet komisionit disiplinorë pranë FFM-së.
“Po i mbledhim raportet e gjithë personave zyrtar që kanë qenë të pranishëm në ndeshje, përfshirë këtu edhe delegatët dhe referët. Deri në fund të ditës mendoj se do t’i kemi të gjitha dëshmitë dhe të dhënat që na duhen. Në bazë të informatave që kemi siguruar deri tani, mendojmë që Vardari do t’i nënshtrohet komisionit disiplinor” – thonë nga Komisioni i Garave.
Komitët dhe sjellja e tyre shumë e ulët
Komitët dhe sjellja e tyre shumë e ulët…
Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 14 април 2019 г.
Të martën pritet që kjo çështje të shqyrtohet në Federatën e Futbollit të Maqedonisë, pasi që të dorëzohet raporti nga Komisioni i Garave.
Qeveria e Maqedonisë së Veriut thonë se janë të njoftuar me rastin dhe se e dënojnë gjuhën e urrejtjes dhe fyerjet që janë përdorur në ndeshjen e djeshme futbollistike
“Qeveria e dënon çdo përdorim të gjuhë së urrejtjes që paraqitet në Republikën e Maqedonisë së Veriut, pa dallim nëse i njëjti është thënë nëpër rrjetet sociale, tribuna, kongrese apo në konferenca për shtyp. Gjithmonë e kemi dënuar gjuhën e urrejtjes, po ashtu edhe në rastin konkret” – theksuan nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme nuk u përgjigjën në pyetjen e Televizionit Alsat se a ka paraqitur dikush përdorim të gjuhës së urrejtjes e as nëse do të marrin masa për rastin e djeshëm.
Ndërkaq, fyerjet dhe sharjet nuk është hera e parë që marrin vëmendjen e ndeshjeve ku garojnë ekipe shqiptare dhe maqedonase. Madje disa herë ekipet edhe janë dënuar dhe sanksionuar si me para, ashtu edhe me ndeshje pa publikë.