Vardari edhe në ndeshjen e tretë të këtij sezoni nuk shënon ndaj Shkëndijës

Derbi i javës së 28-të në elitën e futbollit vendor midis Vardarit dhe Shkëndijës është mbyllur me barazim pa gola, njofton “infOSport.mk”.

Ishte kjo ndeshja e fundit e këtij sezoni mes dy skuadrave më të mira në vend, dhe e treta në të cilën skuadra e Vardarit nuk arriti që të shënojë ndaj Shkëndijës kampione. Në dy ndeshjet paraprake të këtij sezoni Shkëndija shënonte fitore 1:0 në Tetovë dhe 2:0 në Shkup, ndërsa ndeshja e vetme, në të cilën Vardari kishte shënuar këtë edicion ndaj “kuqezinjëve” të Qatip Osmanit, ishte ndeshja e parë e zhvilluar në Tetovë me 11 gusht të vitit 2018-të.

Ajo ndeshje kishte prodhuar 4 gola, nga dy në secilën anë, ndërsa me pikën e fituar sot në Shkup, Shkëndija arriti që të ruajë distancën prej 12 pikëve ndaj Vardarit, që si duket këtë edicion do të duhet të luftojë vetëm për pozitën e dytë.

Kur kanë mbetur edhe 8 xhiro deri në mbyllje Shkëndija numëron 63 pikë, teksa Vardari 51. Javën që vjen Shkëndija në Tetovë do të mirëpret Makedonija GJ.P, ndërkohë Vardari sërish do të luaj në terren vendas, kësaj rradhe kundër Renovës.

 

Leave a Reply