Useini: 3 pikët mbeten në Tetovë

Renova – Rabotniçki pritet të jetë një ndër ndeshjet më interesante të javës së 28-të. Renova futet në këtë ndeshje pas disfatës ndaj Shkëndijës (1:2), ndërsa në anën tjetër Rabotniçki vjen nga fitorja e madhe në Çair ndaj FC Shkupit, duke i dhënë fund serisë prej 5 ndeshjeve pa fitore. Mesfushori i “gjipspunuesve”, Muhamed Useini thotë se të gatshëm e presin këtë përballje, duke potencuar se 3 pikëshi kësaj rradhe do mbetet në Tetovë.

“Do jetë një ndeshje e vështirë, mirëpo ne jemi përgaditur maksimalisht për këtë ndeshje. Çdo respket për Rabotniçkin, por mendoj se 3 pikëshi kësaj rradhe ngelet në Tetovë” – tha enkas për “infOSport.mk”, Muhamed Useini.

Ky i fundit mungoi në dy ndeshjet e fundit të Renovës, për shkak kartonit të kuq në ndeshjen e javës së 25-të kundër Akademia Pandev, mirëpo tashmë është i gatshëm për të kontribuar për skuadrën e tij, që vazhdon ëndërrën për në Europë.

Leave a Reply