Këtë të premte, dhjetë ditë pasi Real Madrid prezantoi projektin për rikonstruksionin e stadiumit “Santiago Bernabéu”, Bordi i Drejtuesve të Los Blancos miratoi mbylljen e financimit për rimodelimin që do të zgjasë për 3 vite e gjysmë të ardhshme dhe do të ketë një kosto totale prej 575 milionë euro, që do të shlyhet për një periudhë 30-vjeçare, me normë interesi fikse në kuotën e 2.5%.
Real Madrid njoftoi se ky financim është strukturuar nëpërmjet një huaje me tre këste, përkatësisht në korrik 2019, korrik 2020 dhe korrik 2021, që koinçidon me nevojat e planifikuara për punimet.
3 vite pa amortizim të principalit që do të detyrojë Real Madrid të paguajë një detyrim fiks vjetor në masën 29.5 milionë euro, duke filluar nga 30 korriku i vitit 2023 deri në 30 korrik 2049. Për këtë motiv, Bernabéu i ri do të kushtojë në total 796.5 milionë euro, si rezultat i shumëfishimit të detyrimit vjetor për 27 kështe të huasë.