Një triumf i mundshëm në Europa League duket si shpëtimi i vetëm për Arsenalin dhe Napolin që në këtë sezon nuk kanë arritur të shfaqin diçka për t’u mbajtur mend. Të dyja skuadrat do të vihën përballë njëra-tjetrës në fazën çerekfinale të kompeticionit të dytë më të rëndësishëm në rang klubesh. Në njërin krah janë topçinjtë e Londrës të cilët pas gati më shumë se dy dekadash nën drejtimin e një strategu si Arsene Wenger nisën një epokë të re me Unai Emery, ky i fundit njihet edhe si nje ekspert i Europa Leauges, trofe të cilin gjatë kohës kur drejonte Sevillan ka arritur ta fitojë plot 3 herë. Në kampin tjetër është Carlo Ancelotti një njohës i mirë i arenës ndërkombëtare. Ardhja e tij tek Napoli u prit me shumë bujë dhe sigurisht që pritshmëritë ishin të larta por, pavarësisht gjithçkaje në kampionat nuk arriti dot të rivalizonte Juventuesin, ndaj do të përpiqet që në Europa League të bëjë të mundur që të kaltërit në sfidën e parë që do të luhet në Londër të hedhin një hap të sigurt drejt fazës gjysmëfinale.
Në Emirates Stadium pritet të dhurohet një spektakel i vërtetë pasi dhe skuadrat janë pak a shumë të ngjashme në stilin e tyre të lojës. Arsenali mund të krenohet me statistikat që ka regjistruar. Asnjë humbje në 8 ndeshje në Europa League të zhvilluara në shtëpi. Skuadrat ritakohen mes tyre në një kompeticion europian pas plot 6 vitesh, hera e fundit ishte në 2013-ën në Champions asokohe topçinjte e Londrës fitonin sfidën e parë 2-0 dhe po të njëjtat shifra Napoli hakmerrej në atë të kthimit.
Një katershe spanjolle do të verë drejtesi në sfidën më të rëndësishme të fazës çerekfinale të Europa League, me kryesor të sfidës që do të jetë Alberto Undiano Mallenco.
Arsenal-Napoli dy skuadra me filozfi të njëjta por edhe më dëshira të njëjta për të mbërritur në finale dhe për të ngritur lart trofeun, si për t’i dhënë kuptim një sezoni me ulje dhe ngritje.