Ajaksi sonte me fillim në ora 21:00 do të mirëpret Juventusin në stadiumin “Johan Krojf” në Amsterdam në një ndër ndeshjet më interesante çerekfinale të Ligës së Kampionëve Europian, njofton “infOSport.mk”.
Skuadra holandeze deri në këtë fazë arriti pasi në 1/8 e finales eliminoi kampionët në fuqi të Europës, Real Madridin, ndërsa Juventusi pasi eliminoi skuadrën tjetër nga Madridi, Atletikon.
Të dyja skuadrat mes tyre janë takuar 12 herë, teksa tradita flet në anën e “Zonjës së Vjetër”, që ka 6 fitore, kundrejt dy fitoreve të Ajaksit, teksa 4 ndeshje ishin mbyllur me barazime.
Deri në çastet e fundit tifozët e Juves ishin në dilemë nëse do luante ylli i skuadrës, Kristiano Ronaldo. Ashtu edhe siç pritej Kielini ka mbetur jashtë skuadrës, pas dëmtimit të pësuar në stërvitjen e fundit. Lajm i mirë është rikuperimi në kohë i Kristiano Ronaldos, i cili do ta nis këtë ndeshje që nga minuta e parë në sulmin e “biankonerëve”, aty ku do të jenë edhe Federiko Bernardeski dhe Mario Manxhukiç, të cilët morrën besimin e trajnerit Allegri para dyshes, Paulo Dybala – Mojs Kin. Vendin e të dëmtuarit Kielini në mbrojtje do ta zë Daniele Rugani, që njëherit është edhe ndryshimi i vetëm në formacionin “bardhezi”, transmeton “infOSport.mk”.
Te skuadra e Ajaksit nuk ka ndryshime. Edhe pse përflitej se De Jong nuk do të jetë gati për këtë ndeshje, gjithë këto zëra u hodhën poshtë, dhe ai do të fillojë që nga minuta e parë.
FORMACIONET: |
Ajaksi: Onana, Velman, De Liht, Blind, Taljafiko, Van de Beek, De Jong, Shone, Ziesh, Tadiç, Neres |
Juventusi: Shçesni, Sandro, Rugani, Bonuçi, Kanselo, Matuidi, Bentakur, Pjaniç, Ronaldo, Manxhukiç, Bernardeski |