Makedonija Gj.P edhe për herë të tretë në historikun e saj do të luaj në një finale të madhe të Kupës së Maqedonisë, njofton “infOSport.mk”. Ata sot edhe në ndeshjen e kthimit të ½ së finales mundën Bellasicën me rezultatin identik (1:0), sikurse në ndeshjen e parë, duke përsëritur në këtë mënyrë sukseset e viteve 2006 dhe 2009.
Kundërshtarë i “verdhekuqve” në finalen e madhe do të jetë skuadra e Akademia Pandev, që në gjysmëfinalen tjetër eliminoi Bellasicën. Për skuadrën nga Strumica do të jetë kjo hera e parë që do të luaj në një finale, ndërsa duhet theksuar se Makedonija Gj.P në finalen e saj të parë në vitin 2006 kishte mundur Shkëndijën me rezultatin 3:2. Finalja e tyre e dytë, ajo e vitit 2009-të nuk rezuloi me fat, pasi u mundën nga Rabotniçki, edhe atë përmes ruletit të penaltive.
Mbetet të shihet nëse në finalen e tyre të tretë Makedonija Gj.P do të triumfojë edhe për herë të dytë, duke dalë sërish fitues përballë një skuadre nga Strumica, siç ishte rasti edhe sot në ndeshjen e dytë gjysmëfinale kundër Bellasicës, ndaj së cilës shëoi fitore minimale 1:0, transmeton “infOSport.mk”.
Makedonija Gj.P avanson ndaj Bellasicës
Makedonija Gj.P avanson ndaj BellasicësKupa e Maqedonisë1/2 e finales, ndeshja e kthimitMAKEDONIJA GJ.P – BELLASICA 1:0(Gj. Xhonov a.g 54')
Публикувахте от infosport.mk в Сряда, 10 април 2019 г.
Ky gol i vetëm i shënuar sot në stadiumin e Gjorçe Perovit mban firmën e Gjorge Xhonov, futbollistit të Bellasicës, i cili në minutën e 54-të shënoi në rrjetën e gabuar, pas rivënies nga këndi të ekzekutuar nga kapiteni Bobi Bozhinovski.
Rikujtojmë në ndeshjen e parë në Strumicë, golin e vetëm për Makedonija GJ.P, e kishte realizuar Paulo Karvaljo, i cili sot në lojë u inkuadrua vetëm në pjesën e dytë në vend të mesfushorit shqiptarë, Sabit Bilali.
Foto: ekipa.mk