Makedonija Gj.P dhe Akademia Pandev do të luajnë në finalen e madhe të Kupës së Maqedonisë për edicionin 2018/2019, njofton “infOSport.mk”.
Që të dyja këto skuadra edhe në ndeshjet e kthimit shënuan fitore identike sikurse në ndeshjet e para, me ç’rast në fund me plotë meritë u kualifikuan për në finalen e madhe.
Makedonija GJ.P falë autogolit të Gjorge Xhonov në minutën e 54-të mundi Bellasicën në Shkup, ndërsa Akademia Pandevi në stadiumin e qytetit të Kavadarit, shënoi fitore 3:1 ndaj Pobedës.
Pjesa e parë u mbyll me epërsi të skuadrës nga Prilepi që avansoi vetëm pas 3 minutave lojë, ndërkoë që të tre golat skuadra e trajnerit Jugoslav Trençovski i realizoi në pjesën e dytë.
Vetëm pas 3 minutave jo të plota në këtë pjesë, Gjorgji Stoilov nga pika e bardhë barazoi shifrat në 1:1, ndërsa një super gol i Stojanço Velinov në minutën e 57-të i dha avantazhin për herë të parë në këtë ndeshje Akademia Pandevit.
Deri në fund skuadra nga Strumica, që në tërësi e dominoi 45 minutëshin e dytë, shënoi edhe golin e tretë që erdhi pas një bashkëpunimi të bukur midis Aco Stojkov dhe Kristijan Stojkoski, me këtë të fundit që vendosi njëherit edhe rezultatin përfundimtarë të këtij takimi, Pobeda 1, Akademia Pandev 3.