Sporti sa është argëtues, aq është edhe i rrezikshëm. Këtë më së miri e ka dëshmuar edhe rasti i fundit i ndodhur me gjimnasten amerikane Samanta Serio e cila ka pësuar një dëmtim që mund të konsiderohet horror.
Gjimnastja e cila merrte pjesë në një turne për universitete, ishte pjesë e turneut ‘Baton Ruoge Regional’, ku madje shihej edhe si një nga pretendentet për të fituar medalje, mirëpo gjërat nuk shkuan aspak mirë për të.
Në momentin e rrotullimit, ajo ka vendosur keq gjunjët në tokë, duke pësuar një dëmtim të rëndë pasi të dy gjunjët janë thyer duke u kthyer në anën e kundërt.
Pak orë më vonë, nëpërmjet një postimi në ‘Instagram’, sportistja ka njoftuar se është tërhequr përfundimisht nga ky lloj sporti duke i dhënë fund një karriere 18-vjeçare. Ajo ka falënderuar të gjithë ata që i kishin besuar, ndërkohë që iu kërkon falje edhe atyre që janë zhgënjyer.