Mesfushori nga Kumanova, Bunjamin Shabani ka gjetur golin e parë në Superligën e futbollit të Armenisë në barazimin 2:2 të skuadrës së tij Shirakut ndaj Araratit. Shabani zhbllokoi shifrat e takimit në minutën e 70-të, duke u liruar mirë nga mbrojtja kundërshtare në zonën e tyre dhe shënoi golin për epërsi 1:0 të Shirakut.
10 minuta më vonë Ararat barazoi përmes Avetsian për 1:1, ndërsa skuadra e shqiptarit shkoi sërish në epërsi me golin e Gandilianit, por që ishte e pafat, pasi 5 minuta para fundit Guzj barazoi shifrat e ndeshjes, duke u ndarë të dyja ekipet me nga një pikë nga kjo përballje. Shiraku i Bunjamin Shabanit renditet në vendin e 6-të tabelës me 29 pikë të tubuara.
⚽️🇦🇱 Bunjamin Shabani gjen golin e parë me Shirakun në Armeni 👏⬇️
Публикувахте от infosport.mk в Понеделник, 8 април 2019 г.