Rabotniçki brenda vetëm dy minutave arriti që të përmbys rezultatin në ndeshjen kundër FC Shkupit në Çair, njofton “infOSport.mk”.
Disfata e sotme 1:2 përballë “romantikëve” ishte e 5-ta me rradhë për skuadrën nga Çairi, që tashmë ndodhet në pozitën e 7-të, vetëm 5 pikë larg Sileksit, që renditet në pozitën e 8-të, pozitë kjo që siguron balotazhin.
FC Shkupi avanson ndaj Rabotniçkit
FC Shkupi avanson ndaj Rabotniçkit FC SHKUPI – RABOTNIÇKI 1:0(Xh. Ustabashi 25')
Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 7 април 2019 г.
Pjesa e parë foli në të mirë të “pëllumbave” nga Çairi, që avansuan me golin e Ustabashit. Besar Iseni mjaft mirë ekzekutoi goditjen e dënimit, ndërsa Jankov në pamundësi për të evituar topin, të njëjtin e devijoi në këmbët e turket Berat Xhonatan Ustabashi, i cili shënoi golin debutues me fanellën e FC Shkupit.
Edhe pjesa e dytë ishte e barazpeshuar, deri në minutën e 63-të, kur Oliver Peev barazoi shifrat në 1:1, që më pas në minutën e 65-të përmes një kundërzbritje të shpejtë, Bazhe Ilijoski të shënojë golin e fitores.
Rabotniçki për dy minuta shënon dy gola ndaj FC Shkupit
Rabotniçki për dy minuta shënon dy gola ndaj FC ShkupitFC SHKUPI – RABOTNIÇKI 1:2(O. Peev 63', B. Ilijoski 65')
Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 7 април 2019 г.
Ishte ky goli i parë për Ilijoskin me fanellën e Rabotniçkit që pas transferimit të tij nga rradhët e FC Shkupit.
Me këtë fitore Rabotniçki zbret FC Shkupin nga pozita e 5-të, duke arritur në kuotën e 36 pikëve, po aq sa ka edhe Renova në pozitën e katërt, ndërkohë FC Shkupi mbetet në kuotën e 33 pikëve.