Adrien Rabiot vijon të jetë i ndarë në shtëpi, me skuadrën e Paris Saint Germainit, pasi drejtuesit e klubit nuk kanë preferuar ta hedhin më në fushë që prej muajit janar, duke qenë se mesfushori refuzoi rinovimin e kontratës që skadon në fund të sezonit.
Megjithatë, si të mos mjaftonte kjo, Rabiot tashmë do të duhet të stërvitet për 6 ditë me skuadrën e të rinjve, pasi është pezulluar nga drejtuesit, duke qenë se kishte pëlqyer videon ku Patrice Evra festonte për eliminimin e PSG-së.
Rabiot pritet të largohet nga kryeqyteti francez në sezonin e merkatos verore, me parametra zero, ndërsa Reali dhe Barcelona janë klubet që kanë shfaqur interes më të fortë për mesfushorin.