Bajern Munih-Borusia Dortmund, statistika interesante

Bajerni i Munihut sot me fillim në ora 18:30 do të mirëpret Borusinë e Dortmundit, një ndeshje kjo që mund të vendos edhe për titullin e kampionit në Bundesligë.

Klasikja gjermane, siç njihet ndryshe nga tifozët, do të jetë më interesante se kurrë. Dortmundi kryeson Bundesligën me dy pikë më shumë se Bajerni që e ka rastin e fundit, edhe pse ka shumë javë deri në mbyllje të kampionatit.

Ndeshja e fazës së parë ka përfunduar me rezultatin 3:2 për Borusia Dortmundin, që arriti të përmbyste avantazhin e “bavarezëve” me golat Robert Levandovskit në pjesën e parë.

Golat e Alkaser dhe Rojs i dhanë tri pikë shumë të rëndësishme skuadrës të drejtuar nga Lusien Favre, i cili këtë sezon ka bërë ndeshje të mëdha me skuadrën nga Dortmundi.

Bajerni gjithsesi dominon në duelet direkte, pasi ka fituar 45 herë përballë “milionerëve”. Për t’u përmendur është fakti që kjo është ndeshja e 100-të midis dy prej skuadrave më të mira në Gjermani.

28 kampionate ka fituar Bajyerni dhe vetëm 8 herë Borusia e Dortmundit.

Rivaliteti i tyre ka arritur të kalojë edhe kufijtë. Kujtojmë se në sezonin 2012-2013 Bajerni dhe Borussia u ndeshën në finalen e Ligës së Kampionëve të zhvilluar në “Uembli”.

Borusia, edhe pse skuadra më e mirë në fushën e lojës, nuk arriti të mposhte eksperiencën e Bajernit, i cili u tregua cinik. Pasi kaluan në avantazh me anë të Mario Manxhukiç, Borusia barazoi me 11- metërsh.

Ikai Gundoan shënoi nga pika e penalltisë duke sjell barazpeshën. Do të duhej perla e holandezit Arjen Robben që Bajerni të fitonte trofeun prestigjioz.

Duelet nuk kanë kaluar pa polemika, teksa protagonistët në fushën e lojës nuk kanë arritur shpeshherë të përballojnë emocionet që të dhuron kjo sfidë.

Oliver Kahn dhe temperamenti i lartë i tij shumë herë ka sjellë incidente. Ajo që vlen për t’u theksuar është fakti që, edhe pse rivaliteti në fushë ka qenë i lartë, të dy tifozëritë nuk janë sjellë asnjëherë në mënyrë të gabuar duke mos i kaluar kufijtë e “fair play”-it, transmeton insporti.

STATISITKA TË TJERA

Bayerni ka fituar 7 ndeshjet e fundit të Bundesligës në shtëpi duke shënuar 24 gola dhe pësuar 2.

Bavarezët nuk pësojnë gol në shtëpi prej 335 minutash.

4 ndeshjet e fundit me Borusian në “Allianc Arena” kanë përfunduar me fitoren e vendësve. Ata kanë një golavarazh 17-3.

Kjo është ndeshja e 100- të midis dy skuadrave. Borusia e Dortmundit ka fituar në fazën e parë me rezultatin 3-2.45 fitore ka arritur të marrë skuadra e Bayernit. 29 sfida kanë përfunduar në barazim.  “Verdhezinjtë” kanë arritur t’i mundin “bavarezët” vetëm 25 herë.

Gol-averazhi flet për vendësit, të cilët kanë shënuar 190 gola në sfidat direkte, duke pësuar 122.

Klasikja ka prodhuar shumë kartonë të verdhë ndër vite, Bajerni ka marrë 135 të tillë. Borusia e Dortmundit në krahun tjetër numëron 131.

3 herë Bajerni ka marrë një karton të kuq në klasiken gjermane. Borusia vetëm dy herë.Për Bajernin ky është sezoni i 54-të në Bundesligë. “Verdhezinjtë” luajnë atë të 52-in.

Gerd Myller ka shënuar më shumë gola në një ndeshje me Borusian e Dortmundit për Bajernin (4). Për Dortmundin ka qenë Lottar Emerish (3).

Ish-portieri Oliver Kahn ka luajtur më shumë klasike, ai numëron 27 takime të përjetuara me kundër Borusias, e cila mund të krenohet me Mikael Zork (28).

Leave a Reply