Federata shqiptare e futbollit si duket ka gjetur shumë shpejtë zëvendësuesin e Kristian Panuçit. Sipas asaj që bënë të ditur “Procesi Sportiv”, drejtimin e kombëtares shqiptare do ta marrë ish trajneri i Milanit, Alberto Zakeroni.
Presidenti i FSHF-së ka mbërritur në Bolonja, aty ku po diskuton mundësinë që Zakeroni të marrë drejtimin e Shqipërisë.
Rikujtojmë Shqipëria ciklin elilminatorë për Europianin e vitit 2020 e nisi me Panuçin në krye, mirëpo disfata 2:0 ndaj Turqisë, bëri që ai të shkarkohet nga ana e Federatës shqiptare të futbollit.
Pasi nuk kishte edhe aq shumë kohë nga ajo ndeshje në Shkodër me Turqinë, në ndeshjen e pas tre ditëve kundër Andorrës Shqipërinë e udhëhoqi Ervin Bulku, që ishte një lëvizje e përkohshme, ndërsa tashmë me Zakeronin pritet që të nënshkruajnë kontratë një vjeçare, me të drejtë rinovimi edhe për një vit tjetër.