Super kompjuteri parashikon fituesin e Ligës së Kampionëve

Pritjes së gjatë për Juventusin për të fituar trofeun e Ligës së Kampionëve do t’i vijë fundi këtë sezon. Ky është parashikimi i një teknologjie me një super kompjuter, që ka nxjerrë “Zonjën e Vjetër” triumfuese në garën elitare të Europës për edicionin 2018/2019.

Skuadra e Mançester Sitit, nuk do të jetë në gjendje të fitojë katër tituj këtë sezon, me Juventusin që në finalen e “Vanda Metropolitano” do të mund Barcelonën, përcjell “lajmi.net”.

Kompjuteri ka parashikuar se fillimisht Juventus, Liverpull, Mançester Siti dhe Barcelona do të kalojnë në gjysmëfinale.

Në gjysmëfinale, Juventus do të eliminojë Sitin e Guardiolas, ndërkohë Barcelona Liverpullin e Jurgen Klop.

Skuadra e Allegrit, gjithnjë sipas kompjuterit, në finalen e madh do të mposht Barcelonën me rezultatin e ngushtë, 2:1.

Epo, ky është parashikimi i kompjuterit. Të presim dhe të shohim se kush do ta arrijë finalen e madhe të këtij edicioni të Ligës së Kampionëve, që në program është me 1 qershor me fillim në ora 21:00.

Leave a Reply