Trajneri i Juventusit, Masimiliano Allegri ka njoftuar se Kristiano Ronaldo do të jetë i gatshëm për ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Ajaksit, mirëpo jo edhe për derbin kundër Milanit, që në program është të shtunën me fillim në ora 18:00.
“Ronaldo është shumë më mirë dhe kemi sinjale se ai do të jetë i gatshëm pas pesë ditësh për ndeshjen me Ajaksin”, është shprehur Allegri, i cili konfirmoi se portugezi nuk do të luaj ndaj Milanit.
Ndeshja Ajaks-Juventus, e vlefshme për çerekfinalet e Ligës së Kampionëve do të zhvillohet të mërkurën (10 prill) me fillim në ora 21:00, në të njëjtën kohë kur në “Olld Traford” do të përballen edhe Mançester Junajtedi dhe Barcelona.