Vazhdon seria negative e FC Shkupit, munden në Tetovë nga Renova (VIDEO)

FC Shkupi ka pësuar edhe disfatën e katërt me rradhë në kampionatin elitarë vendorë, teksa sot në transfertën në Tetovë u mund nga Renova me rezultatin minimal 1:0, njofton “infOSport.mk”.

Takimin e vendosi një gol i shënuar nga Vlatko Stojanovski në minutën e fundit të pjesës së parë, kur me majen e takes goditi topin dhe në manirin e golashënuesve të mëdhenj arriti që të dërgoj topin në skajin e rrjetës së Enes Azizit.

Stojanovski, super gol ndaj FC Shkupit

Stojanovski, super gol ndaj FC Shkupit RENOVA – FC SHKUPI 1:0(V. Stojanovski 45')

Публикувахте от infosport.mk в Сряда, 3 април 2019 г.

Gjatë pjesës së dytë të përzgjedhurit e trajnerit Umit Karan tentuan të bëjnë diç më tepër, ishin kundërshtarë më i mirë në fushë, kishin inciativë, mirëpo e gjithë ajo ishte e pavlerë, pasi në fund nuk i’a arritën qëllimit që të barazojnë rezultatin, edhe përkundër 10 rivënieve nga këndi që ekzekutuan në 90-të minuta lojë.

Në anën tjetër Renova ekzekutoi një rivënie, ndërsa shumë lehtë mund të ndodhte që në minutën e 85-të të shënonin edhe golin e dytë me anë të Stojanovskit, i cili në këtë rast u turpërua para portierit Azizi, transmeton “infOSport.mk”.

Pas huçjes së madhe të Kirovskit, vjen edhe një tjetër….

Pas huçjes së madhe të Kirovskit, vjen edhe një tjetër….Kësaj rradhe nga ana e golashënuesit më të mirë, Vlatko Stojanovskit të Renovës

Публикувахте от infosport.mk в Сряда, 3 април 2019 г.

Megjithatë fundi solli sërish gëzim për Stojanovskin dhe Renovë, skuadër kjo që arkëtoi 3 pikët e plota, me të cilat renditet në pozitën e 4-të, me 36 pikë, 3 më shumë se FC Shkupi që mbetet në pozitën e 5-të me 33 pikë, po aq sa ka edhe Rabotniçki në pozitën e 6-të.

 

Leave a Reply