Arsenali ka bërë detyrën dhe nuk e ka humbur mundësinë e artë për t’u ngjitur në vendin e tretë. “Topçinjtë” kanë triumfuar mbrëmjen e sotme në shtëpi ndaj Njukasëllit më shifrat 2-0, duke lënë pas në renditje Totenhemin dhe duke hedhur një hap të rëndësishëm për pjesëmarrjen në Champions.
Sfida nisi me dominimin e të besuarve të Unai Emeri, të cilët e gjetën golin fillimisht në minutën e 13-të, por gjyqtari kryesor ndali lojën për një faull në zonë. Gjithsesi, Arsenali nuk kishte në plan të ndalej dhe e rigjeti golin në minutën e 30-të, ku Aron Ramsej goditi saktë pas një rrëmuje në zonë.
Në pjesën e dytë, vendasit administruan mjaft mirë avantazhin, duke bërë gjithçka mjaft mirë në fazën mbrojtëse, deri sa në minutën e 83-të, Aleksandër Lakazet shënoi dhe golin e qetësisë, pas një kombinimi me Obamejang, duke çuar shifrat në 2-0.