Lutfi Bilalli gjen golin e parë në Finlandë

Sulmuesi Lutfi Bilalli ka gjetur golin e parë në futbollin finlandez. 25 vjeçari prej disa muajsh është pjesë e skuadrës Haka që garon në kategorinë e dytë të futbollit në Finlandë, ndërsa shënon golin debutues në takimin e fundit të humbur 1:2 nga OPS.

“Normal se jam i lumtur që shënova, por më vjen keq që goli nuk ndihmoi ekipin të dalë me rezultat pozitiv nga kjo ndeshje. Më vjen mirë që shënova pasi ju gazetarët më keni ngacmuar për mungesën e golit dhe tani kur erdhi i pari uroj dhe besoj të vazhdoj të realizoj edhe më shpesh. Por më duhet ta them se te Haka nuk luaj si sulmues klasik, pasi trajneri më shfrytëzon si më të tërhequr dhe disi jam pak më larg portës. Ka pasur ndeshje kur kam luajtur edhe si mesfushor i fundit”, shprehet për InfoSport, Lutfi Bilalli.

Haka pas 6-të xhirove mban pozitë  e 5-të me 7-të pikë të tubuara, me efekt dy fitore, një barazim dhe tre humbje. Gostivarasi luan si titulluar në 6-të takimet e para dhe nuk fsheh kënaqësinë për mënyrën si kanë shkuar gjërat në Finlandë, megjithëse pranon se ka patur nevojë për përshtatje.

“Patjetër të jem i kënaqur si për fillim, luaj standard dhe gjërat duken mirë. Por realisht mu desh pak kohë për adaptim. Nuk është vetëm futbolli, pasi jeta është më ndryshe dhe një periudhë sikur nuk kapja rritmin. Mezi bëja gjumin, pasi e dini këtu është natë vetëm 3-4 orë dhe përshtatja e të jetuarit nuk është aq e lehtë”, flet Luto Bilalli për problemet me të cilat është përballur në fillim të aventurës së tij në Finlandë, që gjithsesi nuk është hera e parë që luan jashtë dhe larg familjes.

“Nuk është diçka e re të jem larg më të afërmve pasi kam luajtur në të kaluarën në Slloveni, por s’do mend se familja është mungesë. Por profesioni ynë kështu e ka dhe arrijmë t’ia dalim. Normal Finlanda është më larg, jeta më ndryshe, por mendoj se arrij të gjej veten dhe pres gjërat të ecin edhe më mirë”, beson 25 vjeçari që në të kaluarën ka luajtur në Slloveni me Interbllokun dhe Celjen ndërsa në Maqedoni ishte pjesë e Gostivarit, Metalurgut, Pelisterit dhe Sileksit.

Ai shprehet optimist për të ardhmen, ndërsa nuk haron të gjithë besimtarë e t’ua urojë muajin e Ramazanit.

“Besoj se gjërat do të ecin më mirë dhe do të punoj të jetë ashtu. Ju falënderoj edhe juve gazetarëve që na mbani afër opinionit, duka pasqyruar paraqitjet tona jashtë vendit. Shfrytëzoj këtë mundësi gjithë besimtarëve të fesë islame t’ua uroj muajin e shenjtë të Ramazanit”,
përfundoi sulmuesi nga Gostivari, tani pjesë e Haka-s në Finlandë, Lutfi Bilalli./“InfOSport.mk”

Leave a Reply