Vardari edhe në ndeshjen e dytë të këtij edicioni mundi Rabotniçkin në rolin e mysafirit, edhe atë me rezultatin identik 2:0, njofton “infOSport.mk”. Skuadra “kuqezi”, zhvilloi një ndeshje shumë të mirë, ndërsa nga ndeshja në ndeshje po vërehet forma e mirë e brazilianit Huan Felipe, i cili sot na rikujtoi në momentet e tij më të mira të kaluara te Vardari, kur pas një aksioni individual me një të majtë të fuqishme vulosi fitoren e skuadrës së tij.
Felipe këtë gol të bukur e realizoi në minutën e 55-të, ndërkohë autorë i golit të parë për Vardarin në duelin me Rabotniçkin ishte Matej Cvetanoski që në minutën e 6-të.
Vardari përmes Felipes shënon edhe golin e dytë ndaj Rabotniçkit
Vardari përmes Felipes shënon edhe golin e dytë ndaj RabotniçkitRABOTNIÇKI – VARDARI 0:2(H. Felipe 56')
Публикувахте от infosport.mk в Четвъртък, 28 март 2019 г.
Vardari me këtë fitore ngjitet sërish në pozitën e dytë, duke vijuar luftën për titull, edhe pse Shkëndija ka plotë 8 pikë më shumë se “kuqezinjtë”. Skuadra e trajnerit Aleksandar Vasoski, që këtë ndeshje e ndoqi nga tribunat për shkak kartonit të kuq në ndeshjen e xhiros së kaluar kundër FC Shkupit, pas 24 xhirove të kaluara ka tubuar 45 pikë, duke lënë pas vetes Akademia Pandevin me 42 pikë dhe një ndeshje më pak. Sa i përket Rabotniçkit, kjo skuadër tashmë renditet vetëm si e 6-të na tabelën e klasifikimit me 31 pikë.