Qatip Osmani ka bërë të ditur formacionin me të cilin do të zbret në fushë në ndeshjen ndaj Sileksit, e ku për herë të parë si titullarë për ekipin “kuqezi” do të luaj sulmuesi i talentuar shkupjan, Jakup Berisha, njofton “infOSport.mk”.
Përveç tij në sulm do të luajnë edhe Valmir Nafiu dhe Agim Ibraimi, ndërsa pjesa tjetër janë futbollistët e zakonshëm.
Gjithashtu bie në sy edhe prezenca e Marjan Radeskit, i cili ndodhet në bankinë. Është kjo hera e parë që sulmuesi nga Prilepi do të ketë mundësinë të luaj në një ndeshje zyrtare, që pas dëmtimit të pësuar në ndeshjet eliminatore të Ligës së Kampionëve gjatë vitit të kaluar përballë skuadrës së TNS.
Ndeshja Sileksi – Shkëndija starton në ora 14:30.