Lum golash dhe super përballje në ndeshjet e sotme eliminatore

Kanë përfunduar ndeshjet e xhiros së dytë në kuadër të ndeshjeve eliminatore për Europianin e vitit 2020, njofton “infOSport.mk”. Në gjithsej 8 përballje janë shënuar plotë 32 gola, apo nga 4 gola për ndeshje.

Super përballje u zhvilluan në Zvicër dhe Norvegji, aty ku skuadrat nikoqire, edhe pse ksihin avantazh të sigurtë, në fund duheshe të pajtohen me një barazim 3:3 ndaj Danimarkës, gjegjësisht Suedisë.

Italia luajti tenis me Lihtenshtejnin (6:0), ndërsa fitore të sigurta edhe për Rumaninë dhe Spanjën.

Irlanda falë golit të shënuar nga Hurihane mundi Gjeorgjinë, Finlanda ia doli të shënojë fitore në transfertën ndaj Armenisë, teksa Bosnja e Hercegovina me 10 futbollistë në fushë pas përjashtimit të Miralem Pjaniç në minutën e 65-të, në fund duheshe të pajtohet vetëm me një barazim 2:2, edhe përkundër faktit se avansonte me rezultatin 2:0.

Eliminatoret – EURO 2020
Armenia 0:2 Finlanda
Zvicra 3:3 Danimarka
Norvegjia 3:3 Suedia
Irlanda 1:0 Gjeorgjia
Malta 0:2 Spanja
Rumania 4:1 Ishujt Faroe
Italia 6:0 Lihtenshtejni
Bosnje e H. 2:2 Greqia

Leave a Reply