Trajneri i Bullgarisë: Kosova ishte shumë agresive, ne ishim me fat

Kosova edhe përkundër dominimit të plotë që kishte në ndeshjen ndaj Bullgarisë, në fund nxorri vetëm një barazim, ndërsa e gjithë kjo ka gëzuar tej mase trajnerin bullgarë, Petar Hubçev, i cili si duket për herë të fundit udhëhoqi këtë kombëtare, duke pasur parasysh se emri i tij lidhet me skuadrën e Levskit.

Ai pas përfundimit të ndeshjes, tha se futbollistët e tij luftuan shumë në këtë ndeshje dhe se me shumë sukses kryen detyrat e dhëna, pikërisht ashtu siç ishin marrë vesh para ndeshjes.

“E prisnim që do të jetë një ndeshje e vështirë, mirëpo kjo doli të jetë edhe më e vështirë. Kosova ka qenë shumë agresive, dhe ne jemi munduar t’i kundërpërgjigjemi në atë mënyrë, normalisht deri në limitin e lejuar. Kosova ka gjasa për vendin e dytë, ashtu si edhe Bullgaria, Mali i Zi dhe Republika Çeke” – tha fillimisht Hubçev.

Në pyetjen nëse ishte portieri Mihajllov, ai që shpëtoi skuadrën e tij, Hubçev me përgjigje: “Nuk mendoj që portieri ka qenë heroi i ndeshjes, por mund të them se i tërë ekipi në këtë ndeshje mjaft të vështirë. Mund të themi se kemi pasur fat. Ka qenë një ndeshje shumë taktike mes dy trajnerëve dhe po e them sërish se kishim fat”.

Ishte ky barazimi i dytë nga po aq ndeshje për Kombëtaren e Bullgarisë në kuadër të grupit “A” eliminatorë, me ç’rast kjo skuadër renditet në pozitën e dytë me 2 pikë, teksa Kosova me 1 pikë nga vetëm një ndeshje mban pozitën e 3-të. Vallen në këtë grup e udhëheq Anglia me pikë të plota, 6 pikë pas dy fitoreve të arritura ndaj Republikës Çeke, gjegjësisht Malit të Zi, që e mundi mbrëmë në Podgoricë me rezultatin 5:1.

Leave a Reply