Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut, mbrëmë në transfertën ndaj Sllovenisë nxorri një barazim 1:1, duke bërë kështu që të ketë startin më të mirë viteve të fundit në një cikël eliminatorë, qoftë ai për Europian, apo Botëror njofton “infOSport.mk”.
Ishte Enis Bardhi që shënoi golin e vetëm për “verdhekuqtë” në këtë takim falë asistit të shqiptarit tjetër Ezgjan Alioski në minutën e 47-të, ndërsa patjetër të theksojmë se shumë merita për këtë rezultat pozitiv të përfaqësueses së Maqedonisë kishte edhe dyshja shqiptare e mbrojtjes, Visar Musliu dhe Egzon Bejtullai.
Dyshja e Shkëndijës me paraqitjen e mbrëmshme në stadiumin “Stozhice” meritojnë të quhen komandantët e rinj të Maqedonisë së Veriut, duke pasur parasysh se ishin perfekt në detyrat e tyre mbrojtëse, shkruan “infOSport.mk”.
Musliu ishte një hije e pashmangshme e futbollistit më të mirë slloven, Josip Iliçiç të Sllovenisë, ndërsa Bejtullai edhe pse ishte rreshtuar si mbrojtës i krahut të djathtë nga ana e trajnerit Igor Angellovski, ai gjindej në çdo pjesë të fushës, duke pastruar në shumë raste rreziqet para portierit Dimitrievski, siç ishte rasti edhe në minutën e 55-të kur luajti rolin e portierit, duke ndalur goditjen me kokë të Miha Zajc, njëherit autorit të vetëm të golit të shënuar për Slloveninë.
Egzon Bejtullai shpëton një gol të sigurtë ndaj Sllovenisë
Egzon Bejtullai shpëton një gol të sigurtë ndaj Sllovenisë
Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 24 март 2019 г.