Sot “Enfilld Roud” ishte nikoqir i legjendave të Liverpullit dhe Milanit, futbollistë këta që kishin shkruar histori me skuadrat e tyre respektive, për më tepër që bashkë kishin diskutuar dy finale të Ligës së Kampionëve (2005 dhe 2007), teksa mbahet mend finalja e vitit 2005 në Stamboll, kur anglezët përmbysën epërsinë e Milanit prej 3:0, duke barazuar fillimisht rezultatin, e më pas përmes penaltive duke iu gëzuar trofeut më të rëndësishëm europian në nivel klubesh.
These teams 😍
Liverpool and AC Milan meet again today! pic.twitter.com/gy1tLSsaEh
— Match of the Day (@BBCMOTD) March 23, 2019
Pjesë e këtij takimi miqësor që u zhvillua për bamirësi, ishin legjendat si Pirlo, Kaka, Gatuzo, Xherrard, Dudek, Kajt, etj. Liverpulli në këtë ndeshje u udhëhoq nga trajneri Keni Dallgllish, teksa Milani nga trajneri aktual i Napolit, Karlo Ançeloti.
Në fund fitores iu gëzua Liverpulli me rezultatin 3:2. Robi Fauler, Sise dhe Stiven Zherard shënuan për skuadrën angleze, teksa për “kuqezinjtë” nga Milano dy super gola shënuan Andrea Pirlo dhe Pankaro.