Burhan Aliji flet në prag të ndeshjes me Gostivarin

Gostivari – Vëllazërimi është një ndër ndeshjet më interesante të javës së 17-të në Ligën e Dytë – Lindje. Janë këto dy nga skuadrat shqiptare që viteve të fundit gjithnjë kanë qenë në mesin e skuadrave pretendente për tu inkuadruar në Ligën e Parë, ndërsa që të dyjat shpresojnë se edhe këtë edicion do të luftojnë deri në fund, të paktën për atë pozitë të dytë.

Lidhur me këtë takim, nga tabori i Vëllazërimit të Kërçovës, për portalin tonë ka folur një ndër mesfushorët me më shumë përvojë në Ligën e Dytë, Burhan Aliji.

“Sinqerisht në rend të parë pres të luajmë futboll, pastaj të tjerat do të jenë në vendin e vetë. Shpresojë në një rezultat pozitiv, mirëpo për të arritur një gjë të tillë, atëherë që të gjithë duhet të japim maksimumin, pasi mund të them se neve jemi në një situatë pak jo të mirë, me një humbje dhe barazim. Shpresojë se të gjithë do të japim më të mirën nga vetja dhe se në fund do të arrijmë atë që edhe kërkojmë” – tha Burhan Aliji në një prononcim për “infOSport.mk”.

Ndeshja midis Gostivarit dhe Vëllazërimit në stadiumin e qytetit të Gostivarit do të startojë në ora 14:30.

 

Leave a Reply