Shqipëria e nisi me humbje fushatën eliminatore për Kampionatin Evropian Euro 2020 duke u mundur nga Turqia në Shkodër me rezultat 2:0.
Trajneri i Turqisë, Senol Gunesh, foli për “Supersport” pas fitores ndaj Shqipërisë, ku deklaroi:
“Ekipi që e kërkoi më shumë fitoren ishim ne. Ishte një ndeshje e egër. Edhe Shqipëria kërkoi fitoren, por pasi shënuam golin, e morëm në kontroll lojën”, tha Gunes.
“Shqipëria ka lojtarë të mirë, dhe do jetë një kundërshtar i fortë. Ne e kontrolluam lojën, dhe morëm rezultatin pozitiv”, potencoi Senol Gunesh.