Kombëtarja e Shqipërisë e ka nisur me humbje ciklin e ri eliminator të Kampionatit Evropian 2020, pasi sonte në ndeshjen e parë u mund nga Turqia në Shkodër me rezultat 0:2. Burak Jilmaz zhbllokoi shifrat e takimit, duke shënuar për turqit në minutën 21, me çka këto shifra u mbyllën edhe 45 minutat e para.
Ndërkohë në fraksionin e dytë, turqit gjetën edhe njëherë rrjetën, por kësaj radhe me futbollistin e Milanit, Hakan Çalhanollu që realizoi në minutën e 55-të. Deri në fund Shqipëria e udhëhequr nga Kristian Panuçi nuk arriti që të ndryshojë shifrat, duke shijuar kështu disfatë që në start të eliminatoreve.
Shqipëria ndeshjen e radhës e luan me Andorën ne transfertë. /InfOSport.mk