E pabesueshme por e vërtetë, Tirana bie nga Superliga

Skuadra e Tiranës ka humbur statusin e skuadrës elitare në Shqipëri. Ëshët kjo goditja më e rëndë që i ka ndodhur në historinë e saj skuadrës “bardheblu”, që sezonin e ardhshëm për herë të parë në historikun e futbollit shqiptarë do të luajë në Kategorinë e Parë, teksa ditën e sotme ka zyrtarizuar rënien nga Superiorja pas ndeshjes në Shkodër ndaj Vllaznisë.

Përballja finale mes dy skuadrave që rrezikonin rënien përfundoi në barazim 0-0, duke bërë që shkodranët të festojnë qëndrimin në elitën e futbollit shqiptar, por duke i shkaktuar një tragjedi një ekipi legjendar si Tirana që prek fundin e saj pas ndeshjes së sotme.

Askush nuk e kishte menduar më parë që skuadra që nuk kishte rënë kurrë një kategori më poshtë do të përfunonte atje pikërisht këtë sezon ku e nisi mes pretendimesh të mëdha për të fituar titullin kampion, teksa është edhe finaliste e Kupës së Shqipërisë ku do të përballet me Skënderbeun.

 

Por, goditja e sotme ka qenë mjaft e rëndë për bardheblutë e drejtuar nga Mirel Josa që prekin pikën më të ulët në të gjithë historinë e vet si klub qysh prej themelemit. Padyshim një humbje e madhe për Kategorinë Superiore kjo, pjesë e së cilës nuk do të jetë as Korabi, ndërkohë statusin e skuadrave elitare e ruajtën Laçi dhe Flamurtari pas fitoreve të arritura ditën e sotme.

Skuadra kurbinase mposhti me rezultatin 2:1 në fushën e vet Teutën, derisa Flamurtari në transfertën e lehtë ndaj Korabit shënoi fitore me rezultatin 3:0.

Ndeshja që vendosi se cila skuadër do të ishte nënkampione mes Skënderbeut dhe Partizanit, u mbyll në barazimin 2:2, derisa Kukësi i Izair Eminit dhe Nijaz Lenës nuk arriti që të mbyll kampionatin pa asnjë disfatë.

Skuadra verilindore 35 xhiro nuk kishte pësuar asnjë humbje, mirëpo ishte në fund Luftëtari, që ju shkaktoi disfatën e parë, ndoshta edhe më të ëmblën, pasi Kukësi pavarësisht kësaj disfate për herë të parë në historikun e vetë u shpall kampion i Shqipërisë, edhe atë që një javë më parë, kur në duelin direkt mundi, tashmë ish kampionët e Skënderbeut.

 

Superliga Shqiptare, Java 36

Korabi 0 – 3 Flamurtari
Laçi 2 – 1 Teuta
Luftëtari 1 – 0 Kukësi
Skënderbeu 2 – 2 Partizani
Vllaznia 0 – 0 Tirana

 

# Ekipi Nd. F B D G-av. Pikë  
1. Kukesi 36 20 15 1 51:18 75 Kual.Lig.Kampionëve
2. Partizani 36 19 15 2 46:17 72 Kual.Liga Europa
3. Skenderbeu 36 21 9 6 45:22 72 Kual.Liga Europa
4. Luftëtari 36 11 11 14 37:45 44  
5. Teuta 36 10 10 16 27:34 40  
6. Laçi 36 10 10 16 23:35 40  
7. Vllaznia 36 8 16 12 29:35 40  
8. Flamurtari 36 12 10 14 42:34 40  
9. Tirana 36 8 15 13 29:32 39 Kategoria e Parë
10. Korabi 36 2 7 27 11:68 13 Kategoria e Parë

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply