Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut ka zhvilluar edhe seancën e dytë stërvitore mëngjesin e sotëm në “Petar Milloshevski” në Shkup në kuadër të përgatitjeve për ciklin e ri eliminator të Europianit 2020. Në atmosferë dhe energji pozitive, të gjithë reprezentuesit nën urdhërat e seleksionuesit Igor Angellovski zhvilluan stërvitje të lehtë.
“Nuk kemi shumë kohë për tu përgatitur, por jemi të koncentruar maksimalisht për kualifikimet e reja. Besoj që do ta vazhdojmë atë ritmin e Ligës së Kombeve dhe besoj që me këto kundërshtar mund të nxjerrim rezultate mjaftë positive. Në letër besoj që ne jemi favorit, por në fushë duhet ta tregojmë me dhënien e maksimumit dhe koncentrimit maksimal”, ka thënë reprezentuesi Visar Musliu.
Përfaqësuesja e vendit ndeshjen me Letoninë e luan të enjtën në mbrëmje në stadiumin “Filipi i Dytë” në Shkup, duke nisur nga ora 20:45, ndërsa tre ditë më vonë zhvillon transfertën me Slloveninë.