Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll sot kishte grumbullimin e parë për ndeshjet e para eliminatore të Kampionatit Evropian 2020. Në prononcimin e parë për mediat, folën seleksionuesin Igor Angellovski dhe Ferhan Hasani, me këtë të fundit që u ndal më shumë në jubileun e kapitenit Goran Pandev që ndaj Letonisë do ta zhvillojë ndeshjen e 100-të me fanellën e përfaqësueses.
“Luajtëm mirë në Ligën e Kombëve, mirëpo në futboll e sotëm nuk ka kundërshtarë të dobët. Duhet të mbetemi të fokusuar siç ishim më parë. Nuk mund të flas për Letoninë, por vetëm për ne. Këtu është edhe Goran Pandevi që feston jubilenë , andaj duam tia urojmë me fitore. Pandevi është shembull për ne si të jesh njeri dhe pastaj edhe gjëra të tjera. Njeri I jashtëzakonshëm, që mund te jetë shembull për secilin”, tha Ferhan Hasani.