Barcelona është e gatshme të ndahet me njërin prej yjeve të skuadrës, veprim ky për tu habitur nga ana e drejtuesve “katalunas”.
Është fjala për brazilianin, Nejmar, i cili këtë sezon ka qenë larg formës së tij, për më tepër ka patur edhe përplasje me stafin teknik. Braziliani duket se i ka mërzitur drejtuesit me sjelljen e tij dhe tani është drejt shitjes.
Por, problem do të jetë çmimi i lartë i futbollistit, pasi për largimin e tij nga “Kamp Nou” drejtuesit e Barcelonës kërkojnë plotë 110 milion euro.
Vërtetë kjo një shumë e lartë, mirëpo kur janë në pyetje skuadrat Mançester Siti apo PSZH, atëherë edhe kjo shumë nuk është e lartë.