Shkëndijës i mjaftoi goli i Zhunior përballë Rabotniçkit (VIDEO)

Shkëndija e Tetovës shumë shpejtë ka harruar disfatën e javës së kaluar përballë FC Shkupit, duke mundur sot në Tetovë Rabotniçkin në ndeshjen e javës së 23-të në LPFM, njofton “infOSport.mk”.

Vetëm një gol i mjaftoi skuadrës së Qatip Osmanit për të arritur deri tek 3 pikëshi, që e mban skuadrën tetovare të sigurtë në pozitën e parë.

Golin e  vetëm dhe të fitores për Shkëndijën e realizoi braziliani Stenio Zhunior në minutën e 53-të.

Goli i Zhunior ndaj Rabotniçkit

Goli i Zhunior ndaj Rabotniçkit SHKËNDIJA – RABOTNIÇKI 1:0(S. Zhunior 53')

Публикувахте от infosport.mk в Събота, 16 март 2019 г.

Gledi Mici nga e majta harkoi në shtyllën e dytë, duke gjetur Agim Ibraimin, i cili pasi nuk e kishte pozitën e duhur për të goditur pasoi për Stenio Zhunior, i cili me të djathtën e tij shënoi një gol mjaft të bukur për rezultat 1:0, rezultat ky që në fund mbeti i pandryshuar.

Me këtë fitore Shkëndija ruan distancën prej 8 pikëve ndaj ndjekësve më të afërt, Akademia Pandev dhe Vardar, tashmë duke kryesuar renditjen me 50 pikë.

Leave a Reply