Plotë 49 të vdekur e mbi 20 të plagosur rëndë janë viktimat e të shtënave në dy xhami të Christchurchit, në Zelandën e Re, njofton “infOSport.mk”.
Fillimisht u dyshua se ishte një sulm kundër emigrantëve, por emrat e shkruar në armët e përdorura nga ta, janë të personave që evidentojnë faktin se objektiv i sulmit ishin vetëm muslimanët.
Tifozët e Fenerbahçes dhe Sivasporit në përkrahje të viktimave në dy xhamitë e Zelandës së Re
Tifozët e Fenerbahçes dhe Sivasporit në përkrahje të viktimave në dy xhamitë e Zelandës së Re Ata për një çast gjithë së bashku me anë të "tekbir-it" solidarizohen me 49 viktimat musliman në Zelandën e Re, të cilët u vranë teksa po falnin namazin e xhumasë.
Публикувахте от infosport.mk в Петък, 15 март 2019 г.
Mirëpo përgjigja më e mirë ka ardhur sonte nga stadiumi “Shukru Saraçogllu”, aty ku Fenerbahçe po zhvillonte ndeshjen e javës së 26-të në Superligën turke kundër Sivaspor.
Tifozët e të dyja skuadrave bashkë po bënin “tekbir”, duke u solidarizuar me viktimat musliman, dhe njëherit duke dhënë mesazhin e duhur se islami aq sa po luftohet, aq edhe më shumë po ngritet më lartë.
Ndryshe sa i përket rezultatit përfundimtarë të këtij takimi, në fund Fenerbahçe falë golave të shënuar nga Soldado (74’) dhe Ekiçi (86’) shënoi fitore 2:1 ndaj Sivaspor, për të cilën skuadër golin e vetëm e realizoi Hurmaxhi (73’).