Alban Bushi publikon listën e U21 të Shqipërisë, ftohen dy futbollistë të Shkëndijës

Trajner i Kombëtares U21 të Shqipërisë, Alban Bushi ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet zyrtare kundër Turqisë dhe Andorrës, të vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian 2021.

Gjithsej 25 futbollistë ka ftuar Bushi për këto dy takime, në mesine  të cilëve edhe dy futbollistët e Shkëndijës, Shefit Shefiti dhe Omar Imeri. Gjithashtu është ftuar edhe ish futbollisti i Rabotniçkit, Emir Sahiti, që aktualisht luan te skuadra e njohur kroate e Hajduk Split, ndërsa për shkak dëmtimeve jashtë listës mbetën Aristid Kolaj dhe Albion Ademaj.

Ndeshjen e parë shpresat e Shqipërisë do ta zhvillojnë me 23 mars kundër Turqisë në “Elbasan Arena” me fillim në orën 19:00, teksa ndeshjen e dytë në kuadër të muajit mars do të zhvillojë me 26 mars në transfertën kundër Andorrës.

Shqipëria në këto kualifikuese ndodhet në “Grupin 3” së bashku me Anglinë, Austrinë, Turqinë, Kosovën dhe Andorrën.

 

 

Leave a Reply