Antonio Konte është shumë pranë rinovimit të kontratës me Çelsin. Trajneri Italian gjatë javëve në vijim do të ketë një takim me numrin 1 të Çelsit, Roman Abramoviç për çështjen e kontratës së re.
Sipas mediave në Angli, Çelsi i ka ofruar rinovim të kontraës Kontes deri në vitin 2021, nga e cila italiani do të përfitojë 11 milionë euro në sezon, ndërsa mbi të gjitha 47-të vjeçarit do t’i përcaktohet një klauzolë prej 20 milionë eurosh si dëmshpërblim nëse do të shkarkohet nga detyra.
Disa prej detajeve tjera të marrëveshjes së re që iu është ofruar Kontes janë edhe se vet tekniku mund të përzgjedh futbollist në merkaton verore për të sjellur në skuadër.
Kujtojmë që për Konte janë të interesuar edhe shumë klube tjera, në mesin e tyre edhe Interi.