Çallandes shpalli listën e futbollistëve për ndeshjet me Danimarkën dhe Bullgarinë

Përzgjedhësi i përfaqësueses së Kosovës, Bernard Çallandes, ka publikuar emëroren e futbollistëve që do t’i ketë në shërbim për miqësoren kundër Danimarkës më 21 mars dhe për ndeshjen e parë në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020 kundër Bullgarisë, më 25 mars.

Për herë të parë pjesë e Kombëtares A do të jetë Florent Hasani, anëtar i deritashëm i Kombëtares U21 dhe pjesë e skuadrës hungareze, Diosgyori, derisa në emëroren e Çallandes janë rikthyer Bersant Celina dhe Bernard Berisha.

Celina, po kalon një periudhë të mirë në karrierë ndërsa po aktivizohet rregullisht në “Championship”, me skuadrën e Suonsit, ndërsa sa i përket Berishës, ish-futbollisti i Skënderbeut, është pjesë e Akhmat Groznit, teksa futbollistit asnjëherë nuk i ka munguar minutazhi në kampionatin rus.

 

Leave a Reply