Besir Demiri sërish jashtë listës së Kristian Panuçit

Seleksionuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Kristian Panuçi sot ka publikuar listën me futbollistët që do t’i llogaritë për ndeshjet ndaj Turqisë dhe Andorrës në kuadër të eliminatoreve për “EURO 2020”.

Mbrojtësi nga Shkupi Besir Demiri sërish nuk është gjetur në listën e Panuçit. Është fakt i çuditshëm me Panuçin që grumbulloi Demirin për ndeshjet me Izraelin dhe Skocinë në kuadër të Ligës së Kombëve vitin e kaluar, por as në të parën e as në të dytën nuk e aktivizoi shqiptarin nga Maqedonia edhe pse për të dyja ndeshjet kishte planifikuar të bëjë eksperimente, ndërsa në të dyja vendosi si mbrojtës të majtë Egzon Binakun, me këtë të fundit që në ndeshjen e parë ndaj Izraelit tregoi pak vlera, përderisa me Skocinë nuk ishte në element.

Ajo që habit është se Panuçi nuk i ofroi hapësirë Demirit për lojë që për të parë cilësitë e lojtarit, ndërsa nga ai grumbullim nuk i dërgon më ftesë. Për të bërë një veprim të tillë, duhej të aktivizohej lojtari dhe Panuçit mos t’i ketë pëlqyer performansa e tij dhe do dukej arsyeshme të mos marrë ftesë në ndeshjet në vijim, ndërsa në këtë rast, vetëm grumbullim-stërvitje-stol dhe në vijim i lënë jashtë Kombëtares pa arsye, është labirint i pazgjidhur i krijuar nga Panuçi.

Demiri si vitin e kaluar ashtu edhe këtë sezon është në formë mjaftë të mirë dhe po luan standart te Mariupoli i Ukrainës, madje edhe shumë herë me radhë përfshihet në formacionin e javës në elitën e futbollit ukrainas.

Kujtojmë që për mbrojtës të majtë për dy ndeshjet e marsit, Panuçi ka rikthyer në Kombëtare shqiptarin tjetër nga Kumanova, Naser Alijin si dhe Egzon Binakun. /InfOSport.mk

Leave a Reply