Messi i kundërpërgjigjet Ronaldos, në “Kamp Nou” shënohen plotë 6 gola (VIDEO)

Skuadra e Barcelonës do të mbrojë nderin e Spanjës në ndeshjet çerekfinale të Ligës së Kampionëve, pas fitores 5:1 në ndeshjen e kthimit të 1/8 së finales përballë Lionit, njofton “infOSport.mk”.

Lionel Messi u dallua me dy gola të shënuar (18’ nga penaltia dhe 78’) dhe dy asistime, duke iu kundërpërgjigjur “tripletës” së Kristiano Ronaldos 24 orë më parë.

Filipe Kutinjo (31’), Zherard Pike (81’) dhe Usman Dembele (86’) ishin autorë të tre golave të tjerë, ndërsa golin e vetëm për Lionin në “Kamp Nou” e realizoi Luka Tusar në minutën e 58-të.

Ndeshja do të mbahet mend edhe për dy raste të dyshimta, penaltia e “katalunasve” për 1:0 dhe goli i skuadrës franceze.

Barcelona kështu mbetet skuadra e vetme spanjolle në mesin e 8-të më të mirave në Europë, që do të luftojë për trofeun më të rëndësishëm europian në nivel klubesh. “Katalunasit” vazhdojnë luftën në tre fronte, ndërsa që para fillimit të sezonit aktual kishin deklaruar haptaz se dëshira e tyre më e madhe është trofeu i Ligës së Kampionëve Europian.

Leave a Reply