Një lajm i keq ka goditur ambientin zikaltër, pasi nga Portugalia janë njoftuar se ka ndërruar jetë babai i mesfushorit Joao Mario. Klubi Interit ka shprehur ngushëllimet ndaj mesfushorit portugez dhe familjes së tij, nëpërmjet një reagimi zyrtar në rrjetet sociale.
Joao Mario nuk është në Listën e UEFA-s dhe nuk mund të luajë në ndeshjen ndaj Frankfurtit, por tani në dyshim mbetet edhe prezenca e tij në derbin ndaj Milanit, ku ishte parashikuar të luajë nga minuta e parë.