Skuadra e FC Shkupit ka dominuar në formacionin e javës të vlerësuar nga portali “Sportmedia”. Në vlerësimet e bëra për xhiron e22-të në elitën e futbollit vendor, 5 futbollistë të Shkupit janë përfshirë në këtë formacion, ndërsa 6 tjerë e kanë kompletuar ekipin më të mirë të javës në Maqedoni.
Nga radhët e Shkupit, janë vlerësuar Bilali, Ristovski, Bajrami, Serzhinjo dhe Angellov, tre futbollistë nga Akademia Pandev si Doriev, Stoilov dhe Dimov, dy nga Sileksi Aleksovski dhe Blagojeviq si dhe portieri më i mirë i javës është vlerësuar ai i Renovës, Gjuriq.
Ndërkohë trajner i javës për herë të dytë me radhë u shpall, tekniku i Shkupit, Umit Karan.