Shkëndija të dielën në Çair pësoi disfatën e 3-të sezonale, duke u mundur minimalisht 1:0 nga FC Shkupi, skuadër kjo që tashmë 9 ndeshje me rradhë nuk dinë për disfatë, njofton “infOSport.mk”.
Në këtë ndeshje te Shkëndija për shkak 5 kartonëve mungoi mesfushori Armend Alimi, mungesa e të cilit u vërejt shumë te skuadra “kuqezi”. Enur Totre nuk mundeshe i vetëm në repartin e mesfushës, ndërsa inkuadrimi në lojë i Agim Ibraimit në fillimin e pjesës së dytë nuk ndryshoi asgjë, pasi mungonin topat edhe për të në vijën ofenzive.
Në fund Shkëndija pësoi disfatë, që megjithatë nuk i rrezikin ata në pozitën e parë, ku tashmë kanë 8 pikë epërsi ndaj dy ndjekësve më të afërt, Akademia Pandevit dhe Vardarit, që këtë fundjavë barazoi pa gola në Strumic ndaj Bellasicës.