Ardian Nuhiu nga afër ndjeki derbin Shkupi-Shkëndija (FOTO)

Derbi Shkupi-Shkëndija që u zhvillua sot, pati edhe një emër të rëndësishëm të të dyjave skuadrave në tribunën e Çairit. Ish-futbollisti Ardian Nuhiu, tashmë trajner i KF Dritës së Gjilanit, ishte i pranishëm në stadium për të parë nga afër ndeshjen derbi të xhiros së 22-të.

Nuhiu ishte mysafir nderi i Shkupit, ndërsa së bashku me të ishin edhe drejtuesit e skuadrës nga Gjilani. Kujtojmë që Nuhiu si futbollist ka luajtur edhe për Shkupin dhe Shkëndijën, ndërsa një sezon drejtoi edhe si trajner skuadrën nga Çairi. /InfOSport.mk

Leave a Reply