Sot starton stinori pranveror në Ligën e Dytë! Në Perëndim e gjithë vëmendja te derbi strugan

Sot edhe zyrtarisht nis stinori pranveror në Ligën e Dytë Futbollistike të Maqedonisë, ndërsa në Konferencën e Perëndimit, e gjitha vëmendja do të përqëndrohet në Ohër në stadiumin “Biljanini Izvori”, aty ku mejdanin do të ndajnë dy skuadrat strugane, që aktualisht mbajnë dy pozitat e para në tabelë, Struga Trim Lum dhe Labunishta, njofton “infOSport.mk”.

Pritet të jetë kjo një ndeshje shumë e fortë, ku Struga Trim Lum me fitore eventuale do të ishte shumë afër realizimit të ëndërrës, inkuadrim në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë.

Në Tetovë në program është derbi i Pollogut, ku mejdanin do të ndajnë Teteksi dhe Gostivari, Vëllazërimi do të jetë mysafir i Pelisterit në Manastir, teksa Genç Kalemler në Gostivar do të mirëpret Skopjen.

Java e 15-të, ndryshe e para e stinorit pranveror në Ligën e Dytë – Perëndim, mbyllet të dielën me ndeshjen midis Goblenit dhe Korabit, ndeshje kjo që do të zhvillohet në stadiumin e Bashkimit në Kumanovë.

LDFM – Perëndim, Java XV
Struga Trim Lum 09.03 – 14:00 Labunishti
Teteksi 09.03 – 14:00 Gostivari
Genç Kalemler 09.03 – 14:00 Skopje
Pelisteri 09.03 – 14:00 Vëllazërimi
Gobleni 10.03 – 14:00 Korabi

Leave a Reply