Mundësi shkupjan, Fati Vejseli, nuk i’a doli të sigurojë një vend për në finalen e madhe të Kampionatit Europian U23 që po mbahet në Novi Sad të Serbisë, pasi në gjysmëfinale në kategorinë deri 65 kg u mund nga gjeorgjiani, Edemi Bolkvadze, njofton “infOSport.mk”.
Megjithatë Vejseli mbetet në garë për të fituar medaljen e bronzit, pasi ka siguruar finalen e vogël, e cila në program është nesër.
Rikujtojmë më herët gjatë ditës së sotme mundësi tjetër i KM Liria, Halid Osmani, që garoi në kategorinë deri në 57 kg, u eliminua që në start nga moldavezi Lapp. Ndryshe Maqedonia në këtë Europian po paraqitet me katër mundësa, pasi përveç dyshes Vejseli-Osmani, pjesë e këtij eventi të rëndësishëm në mundje – stil i lirë, janë edhe Elmedin Sejfullahu (-61 kg) nga KM Liria dhe Bunjamin Nuishi (-86 kg) nga KM Tefejuz.