Fati Vejseli është kualifikuar në gjysmëfinale të Kampionatit Europian në mundje stil i lirë, duke bërë që të futet në garë për një medalje, njofton “infOSport.mk”.
Anëtari i klubit të mundjes Liria, Vejseli, në Europianin deri në moshën 23-vjeçare që po mbahet në Novi Sad të Serbisë fillimisht në 1/8 e finales eliminoi britanikun Xhorxh Ram, që më pas në çerekfinale t’ia delë edhe përballë gjermanit Myler.
Në gjysmëfinale Vejselin e pret një përballje me gjeorgjianin, Bolkvadze, luftë kjo që është paraparë të zhvillohet pas orës 17:15 minuta.
Ndërkohë, përfaqësuesi tjetër i klubit të mundjes Liria, Halid Osmani, i cili garoi në kategorinë deri në 57 kg u eliminua që në start nga moldavezi Lapp.