Ish futbollisti i Juventusit, Fabio Kanavaro, i cili aktualisht luan rolin e trajnerit te skuadra kineze e Guangzhou Evergrande, do të marrë detyrën e trajnerit të përfaqësueses së Kinës, në prag të miqësoreve të Kupës së Kinës.
Kjo është zgjidhja që ka menduar Federata Kineze e Futbollit, pas dorëheqjes së Marçelo Lipit në fund të janarit të kaluar, fill pas eliminimit të “Dragonjve të Kuq” në Kupën e Azisë.
Kanavaro, kampion botë me Italinë në vitin 2006 dhe shumë herë kampion Italie me Juven, gjithsesi do të qëndrojë përkohësisht në këtë detyrë, derisa të gjendet njeriu i duhur për të marrë përsipër objektivat që ka Federata Kineze e Futbollit ka për turnetë e ardhshëm.